Facebook bën ndryshimin drastik, ndalon këto”emoji”
Transmetuar më 31-10-2019, 15:13

“Emojit” më të përdorura nga përdoruesit e rrjeteve sociale si Instagram dhe Facebook, janë ndaluar përfundimisht sepse konsiderohen me “përmbajtje seksuale”.

Emoji i patëllxhanit, pjeshkës dhe pikave të ujit,  nuk mund të përdoren për të përshkruar organet gjenitale të trupit të njeriut dhe aktivitetin seksual.

Ndryshimi ka për qëllim “luftën” ndaj punonjësve të seksit, të cilët nuk do të jenë më në gjendje të përdorin ikonat dixhitale për të reklamuar shërbime +18 si në Facebook ashtu edhe në Instagram.

Gjithashtu reperi i njohur Kanye West, në një prej statuseve të fundit në rrjetet sociale,shkroi se rrjetet sociale po bëjnë burrat të vuajnë ashtu siç vuajti Jezusi dhe akuzoi Facebook dhe Instagram për nxitjen e varësisë seksuale dhe torturimin e burrave të martuar.

Por ky ndalim mund të prekë edhe përdoruesit e tjerë që thjesht përdorin këto emoji për të bërë shaka ose për të folur për seksin.

Gjigandët e rrjeteve sociale po kritikohen për “mesazhet e fshehta” në disa emoji, të cilat proklamohen kryesisht nga teoritë e konspiracionit./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...