Mungesë hekuri? Ja çfarë i ndodh trupit tuaj
Transmetuar më 31-10-2019, 14:38

Mungesa e hekurit mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga një ekip shkencëtarësh nga Kolegji Imperial Londër dhe Universiteti i Londrës.

Studimi i fundit sugjeron se hekuri mund të ketë një efekt mbrojtës kundër sëmundjeve të zemrës, ndërsa mungesa e tij mund të rris rrezikun e prekjes nga problemet e zemrës.

Këto gjetje premtuese mund të hapin rrugën për trajtime të reja. Studiuesit shqyrtuan lidhjen mes niveleve të hekurit në trup dhe rrezikun e zhvillimit të llojit më të shpeshtë të sëmundjeve kardiovaskulare: atë të arteries koronare.

Rezultatet konfirmuan hipotezën se nivelet më të larta të hekurit zvogëlojnë gjasat e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

“Këto rezultate mund të nxjerrin në pah një objektiv terapeutik. Sëmundjet koronare të zemrës, ndodhin kur rrjedha e gjakut bllokohet ose ngadalësohet dhe nuk është në gjendje që të furnizojë zemrën siç duhet”, shprehet studiuesit.

Aktualisht vlerësohet se më shumë se 370.000 të rriturit amerikanë vdesin si rezultat i sëmundjeve kardiovaskulare çdo vit./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...