Transmetuar më 30-10-2019, 08:02

Moderatori i njohur Florian Agalliu, pas dy sezonesh në emisionin “Në shtëpinë tonë”, ka vendosur të largohet përfundimisht nga ekrani i ‘Top Channel’.

Burime nga revista ‘Who’ kanë treguar se ai ndërprerë kontratën televizive.

Duke filluar që nga muaji Janar moderatori nuk do të duket më në Top Channel.

Arsyet që e kanë shtyrë Florianin të marrë këtë vendim nuk janë bërë të ditura ende, por ai nuk do largohet i vetëm. Së bashku me të edhe e shoqja, Renisa Shabani.

Pas ‘Vitit të Ri’ as ajo nuk do të jetë më pjesë e Topit. Kujtojmë që Floriani momentalisht po merret dhe me konkurrimin e tij në ‘Dance with me’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd