Transmetuar më 20-10-2019, 23:22

Lëkundje të forta tërmeti tronditin vendin tonë.

Lëkundjet u ndjenë në zona të Shqipërisë së Mesme dhe verilindore.

Qendra e Sizmologjisë raporton se tërmeti ka pasur një magnitudë 3.2 ballë Shkalla Rihter.

Epiqendra ishte 54 km në lindje të Tiranës, midis Bulqizës dhe Librazhdit, 15 km larg kufirit të Maqedonisë së Veriut.

Lëkundjet raportohet u ndjenë fort në qytetin e Librazhdit dhe zgjatën disa sekonda.

Pas kalimit të fazës së emergjencës që shkaktoi tërmeti i fuqishëm i 21 shtatorit, inxhinierët projektues thonë se siguria e strukturës së ndërtimeve në vend nuk duhet të lihet të testohet vetëm nga ngjarje të tilla. Fakti që në Shqipëri janë ndërtuar objekte në kohë të ndryshme dhe me nivele teknologjie e materiale të ndryshme, e bën të domosdoshme testimit te tyre në laborator.

Tërmeti i 21 shtatorit, që për inxhinierët projektues nuk klasifikohet si më i forti nisur nga kushtet sizmike që ka territori ynë, nxori në pah se jemi relativisht mirë me ndërtimet, por sipas tyre shumë objekte të ndërtuara keq, me ose pa leje, shtesa apo jo të tilla, treguan se lipset një analizë e thelluar.

Po a i ka vendi ynë kushtet për analiza të tilla?

Pas tërmetit të 21 shtatorit, emergjenca evidentoi shtëpitë e dëmtuara dhe ato më të dëmtuarat janë futur ne proces rindërtimi nga e para. Pjesa më vështirë sipas projektueseve mbetet kategoria e ndërtimeve që kërkojnë përforcime për të cilën nevojiten edhe shumë fonde.