Transmetuar më 20-10-2019, 12:08

Aktori i humorit, Julian Deda, gjithashtu i angazhuar edhe në politikë, i ka përcjellë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, mesazhin e një qytetari, që kishte shkuar emigrant në Francë.

Pas bllokimit të Shqipërisë që i bërë Franca çeljes së negociatave me BE-në, Julian Deda thotë se është dhënë urdhër që të bëbohen shqiptarët nga ky vend.

“Jemi ngritur te frikesuar se po na debojnë nga Franca. Pas JO-së për Shqipërinë të Premten u dha urdhër, që do dëbohen emigrantët shqiptarë nga territori francez”, ka qenë mesazhi i një emigranti drejtuar Julian Dedës, siç edhe pretendon aktori.

Mesazhi i përcjellë nga Julian Deda

Miremengjes Ed. Ky eshte mesazhi i pare qe me erdhi ne inbox nga nje shqiptar qe jeton ne France, fill pasi Europa na mbylli deren ne surrat.

"Prsh Julian. Jemi ngritur te frikesuar se po na debojne nga Franca. Pas JO-se per Shqiperine te Premten u dha urdher, qe do debohen emigrantet shqiptare nga territori francez.

Te lutem anonim kete.

Flm shume dhe ja kalofsh sa me mire familjarisht fundjaven. Qofshi mire dhe me shendet."

/NOA.al