Transmetuar më 20-10-2019, 11:14

Një 33-vjeçar me iniciale F.K, është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se plagosi me sende të forta një person tjetër. Bashkë me të u prangosën edhe dy shtetas të tjerë, sepse penguan policinë në momentin e arrestimit të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë Mëzes.

Policia tha se shtetasi me iniciale F.K për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe mjete të forta shtetasin A. D., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.

Policia tha se "në pranga ranë edhe dy persona të tjerë, – F. D., 39 vjeç dhe H.H., 35 vjeç pasi në momentin e arrestimit të shtetasit F. K., kanë ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësit e “Forcës së Posaçme Shigjeta” të cilët do bënin shoqërimin e shtetasit F. K., për në Komisariat."

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë./NOA.al