Transmetuar më 19-10-2019, 15:47

Një shqiptar është prangosur nga policia në Venecias të Italisë në një operacion të realizuar ditën e martë.

Autoritetet arritën që të parandalonin kështu hedhjen në treg të një sasie të konsiderueshme droge.

Raportohet se në pranga ka rënë një shqiptar 35-vjeçar, me dokumente të rregullta për të qëndruar në vendin fqinj.

Shqiptari, i shoqëruar nga tre bashkatdhetarë të tij, u ndalua për një kontroll policor. Ai ngjalli dyshime për policinë që më pas ushtroi kontrolle në shtëpinë e tij.

Ende nuk dihet sasia e drogës që do të dilte në treg. /k.k/noa.al/