Transmetuar më 19-10-2019, 11:55

Ekstradohet drejt Greqisë një shtetas ukrainas, i kërkuar nga drejtësia greke,  i dyshuar  për vrasje. Nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi, nga vendi jonë drejt Greqisë, i 28 vjeçarit M. Y.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore greke më datë 29.10.2018,  kanë lëshuar urdhër-arresti ndaj këtij shtetasi i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, të parashikuara nga Kodi Penal grek.

Më dt 25.04.2018, rreth orës 22:15,  në sheshin “Exharcia”, Athinë, dyshohet se shtetasi ukrainas M.  Y. në bashkëpunim me një shtetas tjetër  ka ka sulmuar një shtetas  me një shufër hekuri dhe më pas e ka goditur 6 herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen.

Ky shtetas  më datë 05.03.2019 është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijes dhe në momentin e kapjes ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë por është neutralizuar dhe prangosur.

Shtetasi M.Y, udhëtonte në drejtim të Greqisë  me kartë identiteti, pasaportë dhe patentë, të falsifikuara. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur ekstradimit i tij drejt Greqisë./b.l/noa.al/