Transmetuar më 18-10-2019, 20:24

Dy ditë pasi u dekretua, Besnik Muçi është betuar në presidencë si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”, tha Muçi.

Kjo është lëvizja e parë që vjen për plotësimin e vendeve bosh në Gjykatën Kushtetuese.

Prej kohësh ky institucion është në mosfunksionim të plotë. /k.k/noa.al/