Transmetuar më 18-10-2019, 14:26

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia italiane e lajmeve Ansa e cila citon burime në Bashkimin Evropian.

Sipas tyre, shefi i qeverisë në Shkup ka vendosur të dorëhiqet pasi Brukseli nuk vendosi për çeljen e negociatave me BE edhe pasi u ndryshua emri nga Maqedoni në Maqedoni e Veriut që i hapi rrugën normalizimit të marrëdhënieve me Greqinë.

Ndërkohë negociatat nuk hapen as për Shqipërinë.

Nuk ka deri tani sinjale nga kryeministri Edi Rama nëse do të japë dorëheqjen, por ai ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orën 17, raporton noa.al. Në konferencën për shtyp është thirrur dhe zv ministri i Jashtëm Gent Cakaj.