Transmetuar më 17-10-2019, 14:57

Kryeministri Edi Rama ka paditur për shpifje aktivisten e Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut, Sevim Arbana, duke kërkuar dëmshpërblim 10 milion lekë të reja.

Ka reaguar pas padisë aktivistja Sevim Arbana, e cila tha se është e informuar për gjyqin.

Arbana tha se gjyqi është një formë presioni, që kryeministri, po e bën për t’i mbyllur asaj gojën, por pranoi se i ka shkaktuar shumë shqetësime, madje edhe familjes së saj.

Në vend që të dënohet me gjobë për shpifje, pas padisë nga Kryeministri Rama, aktivistja tha se ajo është e dëmtuara nga shantazhet dhe presionet, ndaj edhe duhet shpërblyer, duke mos përjashtuar mundësinë që të ngrejë padi karshi kreut të qeverisë.

Seanca e parë, sipas Arbanas, do të mbahet më 6 Nëntor, ndërsa nëse dënohet Sevim Arbana shtoi se kryeministri e di që nuk i ka aq para, pra 100 milion lekë të vjetra.

Sevim Arbana ishte shprehur në fillim të këtij viti në një emision se kryeministri Edi Rama kishte pickuar një ministre të kabinetit të tij gjatë një aktiviteti.

Sevim Arbana, deklaratën e bëri nga emisioni “A Show”, ndërsa po diskutohej për momentet më pikante politike gjatë asaj kohe.

Ajo shtoi se e kishte parë të gjithë skenën, me sytë e saj.

Kryeministri Rama, lidhur me këto deklarata, paditi Sevim Arbana në gjykatë, duke kërkuar 100 milion lekë dëmshpërblim, shumë të cilën aktivistja e grave thotë se nuk e ka dhe as nuk e ka pasur, pasi paguhet me një rrogë për punën që bën./NOA.al