Kina prezanton helikopterin e ri, duket si UFO
Transmetuar më 16-10-2019, 22:06

Duket si UFO, por në fakt është helikopteri më i ri i prezantuar nga Kina.

Ky helikopter është quajtur “Peshkaqeni i Bardhë”, dhe ka formë të rrumbullakët.

Edhe pse duket si i modeluar nga një mjet i filmave fantastiko-shkencorë të viteve 1950, sipas mediave shtetërore kineze ka një teknologji të shekullit XXI dhe është projektuar për të qenë në krye të betejave të ardhshme të informacionit digjital.

Tabloidi shtetëror “Global Times” publikuan foto nga helikopteri duke e shkruar se ka marrë disa detaje nga modeli amerikan Apache AH-64, dhe disa nga helikopterët rusë Ka-52 dhe Mi-26. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...