Transmetuar më 16-10-2019, 20:10

Studiuesi Kastriot Dervishi, ish-drejtor i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, ka hedhur propozimin që punonjësit e Policisë dhe Administratës shtetërore të bëjnë testin e drogës me detyrim, pasi përfitimi do të jetë i madh për shtetit, më i madh se kostoja.

Dervishi thotë se e ka projektin gati që të realizohet testi antidrogë për administratën publike në vend.

“Doni të dini në çfarë derexheje ka përfunduar ky shtet? – shkruan Dervishi.

– Bëni testin e drogës për gjithë oficerët dhe nënoficerët e Policisë së MB-së dhe asaj të burgjeve, thekson ai dhe vijon:

"Pjesa e specializuar për të luftuar krimin, do t’ju befasojë me raportin që ka me lëndët narkotike. Pastaj shihni nëse do të keni nevojë për vetting".

Kurse shton: "Lodheni me kërkesa për certifikatë sigurie të personelit? Bëni testin e drogës edhe këtu. Keni edhe bazë ligjore. Mjafton ta bëni detyrues", thotë z.Dervishi.

Ai sugjeron që edhe administrata po ashtu të detyrohet për të bërë testin e drogës dhe vijon:

"Pastaj vendosni detyrimin e testit të drogës për çdo nëpunësi shtetërore në çdo kohë. Kostoja nuk është asgjë para përfitimit të madh që do të sjellë. Ne që nuk pimë drogë, kemi qenë përballë vendimmarrjeve së konsumatorëve të lëndëve narkotike.”

Propozimii Dervishit vjen ndërsa shumë punonjës policie, janë përdorues të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe hashash.

Edhe në administratën publike ka plot njerëz, kryesisht meshkuj midis 25 deri 35 vjeç që konsumojnë drogë.

Për më tepër, në radhët e policisë ka dhe një numër të konsiderueshëm që përfshihen në konsum kokaine me përdorues dhe trafikantë, sikurse është evidentuar në raporte të ndryshme mbi punën e tyre.