FOTOT/ Nga Tirana prej 17 vitesh në Nju Jork, jeta e re e Pirro dhe Pavlina Manit
Transmetuar më 16-10-2019, 18:36

Prej 17 vitesh janë larguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, regjisori i njohur Pirro Mani dhe bashkëshortja e tij aktore, Pavlina Mani, i mungojnë publikut dhe vendit të tyre, ku dhanë aq shumë për artin e sidomos filmin shqiptar.

Përtej Atlantikut dy nga artistët më të shquar të vendit tonë, kanë krijuar një jetë të re.

Ata vizitohen nga miq e dashamirës të artit, siç ka ndodhur edhe me dy mysafirët e sotëm, teksa  kanë rikthyer Pirro dhe Pavlina Manin, pas një mungesë të gjatë, për publikun shqiptar.

Së fundmi gazetari Dalip Greca ka bërë një vizitë në shtëpinë e tyre, dhe ka postuar disa foto.

“Sot paradite, së bashku me Veiz Belliun, ishim mysafirë të mirëpritur tek miqtë tanë të mirë, artistët e shquar Pirrro Mani dhe Pavlina Mani, që jetojnë në Harrison, Neë York. Na pritën siç dinë ata, me bujari dhe ngrohtësi. Biseduam për më shumë se dy orë për artin, historinë, skenën, fare pak për politikën, nuk ia vlen të humbësh kohë me të. Pavlina ndërkohë e shtroi tavolinën që në krye të herës. Faleminderit miq!”, shkruan Dalip Greca, pas vizitës terk familje e dy artistëve të mëdhenj.  /NOA.al/

Loading...
Loading...