Transmetuar më 15-10-2019, 07:53

Edhe pse është bërë pjesë e ekranit si fillim nga studio e lajmeve “të jashtëzakonshme” në Zjarr Tv,  Eliona Pitarka ia ka dalë ta mbajë jetën private larg vëmendjes së publikut. Prej disa sezonesh, aktorja e njohur është bërë pjesë e trupës së Tv Klan dhe së fundi, edhe e “Klanifornia”.

Prej disa javësh, Eliona po provon veten edhe në një sfidë të re, atë të kërcimit dhe për çdo të henë, ajo po tregon se nuk mund të jetë shumë larg nga balerinat profesioniste.

Pas komplimenteve që mori nga juria për kërcimin e mbrëmshëm, Eliona, ndryshe nga çdo herë tjetër që ka qenë në ekran, vendosi që t’ia dedikojë dikujt, njeriut të zemrës.

Pas kërcimit, Eliona tha se nuk e ka bërë kurrë në publik këtë deklaratë, por emocioni i kërcimit të sotëm e bëri që publikisht ajo t’i drejtohet atij: “Zemër, ky kërcim sonte ishte për ty…” – tha ajo.

Por Genti nuk e la me këtë deklaratë të shkurtër: “Kjo zemra është në sallë?” e pyeti ai, por Eliona nuk pranoi të konfirmojë: “Ah, qenka në sallë..” – tha ai dhe të gjithë në sallë, me siguri, kthyen kokën nga ai që “po mbulonte fytyrën me duar.”/b.l/noa.al/