Transmetuar më 14-10-2019, 22:38

Alban Skenderaj është një nga emrat më të preferuar të muzikës shqiptare.

Këngët e tij janë shumë të dëgjuara dhe të pëlqyera.

Ai këtë javë e ka kaluar në shtetin italian, konkretisht në Firenze, ku ka mbajtur edhe një koncert.

Këngëtari me anë të një postimi bëri të ditur se është një javë e rëndësishme për të, pasi siç shkruan ai, do të marrë pjesë në një event per promovimin e gjuhës italiane dhe do të nderohet me një çmim nga Ambasada Italiane në Shqipëri.

Këtë javë ai ndodhet në Itali, i angazhuar në disa koncerte.

“Duke xhiruar dicka interesante!

Mesa duket kjo eshte java Italiane per mua pasi mbas performances ne Firenze, do jem disa dite me familjen time ne Pistoia, te shtunen serish ne nje koncert ne teatrin te Aglianes, nje zone qe une njoh shume mire dhe te henen ne Tirane do kem kenaqesine te jem pjese dhe te nderohem me nje cmim ne nje event per promovimin e gjuhes italiane nga Ambasada Italiane ne Shqiperi. Jam i bindur se shume nga ju, ashtu si une, ne menyre direkte apo indirekte jane influacuar dhe frymezuar ne jete nga kjo gjuhe melodioze dhe ky shtet i cili ka qene, eshte dhe do te jete mik i shqiptareve. Me krenari mund te them tashme se shqiptaret qe jetojne ne Itali jane integruar ne menyre shembullore ndersa ata qe jetojne ne Shqiperi si per muziken, kinematografine, moden, ushqimin etj e ndjejne Italine afer me shume se cdo shtet tjeter”, shkruan Albani në Instagram./a.k/noa.al/