Rama dhe trajneri italian vizitojnë portierin në spital, ja gjendja më e fundit e Aldo Teqjas
Transmetuar më 10-10-2019, 15:41

Olsi Rama, drejtues i Partizanit, si dhe trajneri italian, Franco Lerda, apo edhe pjesëtarë të stafit të klubit kryeqytetas kanë shkuar sot pasdite për të vizituar portierin Aldo Teqja, në Spitalin e Traumës.

Gati një javë nga aksidenti, kur Teqja u tha se ra aksidentalisht nga kati i gjashtë i pallatit ku edhe banonte, gjendja e tij duket e përmirësuar ndjeshëm.

Teqja, 23-vjeç, është drejt rikuperimit të plotë, ndërsa Partizani nuk e përjashton rikthimin e tij të shpejtë në fushë.

Njoftimi i klubit Partizani:

"Klubi njofton se gjendja shëndetësore e portierit Aldo Teqja është drejt përmirësimit të plotë. Shumë shpejt pjesëtari i skuadrës pritet të lërë ambientet e spitalit të Traumës. Klubi dhe tifozët vazhdojnë ti qëndrojnë pranë Aldos përgjatë gjithë periudhës së qëndrimit të tij në ambientet e spitalit. "NOA.al

Loading...
Loading...