Transmetuar më 10-10-2019, 12:13

“Deri në fund të 2021 ‘Shengeni Ballkanik’ do të jetë realitet”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me presidentin Alensadër Vuçiç dhe kryeministrin Zoran Zaev.  Kreu i qeverisë shqiptare tha se tre liderët kanë rënë dakord që të takohen sërish në Ohër.

Teksa u ndal tek nisma për ‘Shengeni Ballkanik’, Rama tha se gjithçka që do bëhet për implementimin e këtij projekti është në të mirë të së ardhmes europiane. Rama ka deklaruar se e shkuara e vendeve nuk duhet të mbajë peng integrimin dhe hapat para që duhet të ndërmerren. Po ashtu Rama është shprehur se nuk është e thënë që ‘shengen’ brenda Balkanit të bëhet vetëm për këto tre vende, por janë të mirëpritur cilido shtet në Ballkan.

"Nuk do të presim do të shkojmë përpara. Do të bëjmë gjithçka që na takon që kjo të ndodhe por te gjithë së bashku. Për të gjitha vendet e rajonit. Familja e madhe ka problemet e veta të brendshme por ne nuk mund të jemi peng i të shkuarës dhe mos dakortsive të qarta në dëm të fëmijëve që po rriten në këtë rajon. Ku i gjithë rajoni si i tërë të japë një shenjë të qartë se nuk është një zonë e kategorisë së dytë dhe nuk është fidanishte për të bërë eksperimente në pritje që familja europiane të jetë gati të na përfaqësojë, është në saj të së ardhmes europiane.

Duke parë të tashmen si një formë që punon intensivisht. Jam dakord të takohemi në Ohër të ftohen të gjithë të tjerët. Të shkojmë përpara. E rëndësishme është që të garantojmë atë që kemi marrë përsipër brenda 2021 territori i Ballkanit Perëndimor ku liritë të mos jetë aspiratë por realitet lirija e lëvizjes të jetë e vërtetë. Mund të kenë ‘copt right’ e Shenget po ne do i gjejmë një emër tjetër. Garancia do të jetë sigurimi i perimetrit  jashtëm Nuk ka asnjë veto për askënd dhe asgjë. Është moment historik. Erdhëm në këtë ditë dhe duhet ta bëjmë realitet nuk duhet të mbesim peng e 26 milion orëve që na duhet të kalojmë nga një kufi në tjetrin. Nuk kanë pse ti paguajnë këto populli." ka deklaruar Rama.

Ky takim në Novi Sad mes presidentit të serbisë Aleksandër Vuçiç, kryeministrit Rama dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ishte paralajmëruar disa ditë më parë ku tre liderët u takuan në SHBA./b.l/noa.al/