A do ta shkarkoni Hashim Thaçin si president? Flet Albin Kurti
Transmetuar më 09-10-2019, 23:06

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër të Kosovës, tha mbrëmjen e së mërkurës në “Opinion” se Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar në parim të hyjë në koalicion me ta për krijimin e qeverisë së re. Albin Kurti foli gjithashtu për rolin e presidentit Hashim Thaçi. I pyetur nëse do të shkarkojnë Hashim Thaçin si president, ai tha: "Ne e kemi kërkuar prej kohësh këtë gjë. Nuk kemi ende vota për ta bërë shkarkimin. Problemi më i madh që kemi me presidentin është ta shohim qëndrimin e tij sa i përket raporteve me Serbinë, sepse ka qenë fort problematik. Ai ka bërë diçka të paimagjinueshme nga njëra anë ka pranuar që të bëjë një lloj shkëmbimi territorial. Unë nuk hyj në pazare me Serbinë, me tokën e Kosovës. Ne nuk konsiderojmë që shqiptarët në Preshevë, Medvegja e Bujanov nuk janë të barabartë me serbët e Kosovës”, tha Kurti.

Loading...
Loading...