Transmetuar më 09-10-2019, 09:42

Alban Ramosaj është vënë në qendër të lajmeve rozë, pas zërave se është në një lidhje me modelen e njohur Niki Delijorgji, vajzën e biznesmenit të njohur Mihal Delijorgji.

I ftuar dje në emisionin “Rudina”, nga ku promovoi klipin e tij të ri “T’kom dasht”, Ramosaj gjithashtu u pyet edhe për vajzën që i ka marrë zemrën.

“Nikin e njoh që para shumë vitesh, është një vajzë shumë e talentuar edhe muzikalisht, gjë që ende nuk është ekspozuar, por ne jemi duke punuar në studio për këngët e saj. Kemi një shoqëri shumë shumë të mirë, të pastër dhe një shaka të brendshme e rrethit tonë është që na kanë shpallur si burrë dhe grua.

Por kjo është komplet një shaka. Në koment ia kam shprehur, se një nga komentuesit është edhe producenti im, që e bëri publike këtë gjë dhe unë shkova me rrjedhën”,- tha Ramosaj.

I pyetur nëse vërtet i ka “rënë në kokë” për Nikin, këngëtari nisi të qeshë dhe preku një nga emoji-të me zemra që kishte mbi tavolinë duke konfirmuar lajmin.

“U skuqe i tëri kur u përmend Niki Deliorgji. Nuk do shumë për t’u kuptuar, njeriu kur bie në dashuri nuk e mbulon dot, përpiqu sa të duash”,tha Rudina Magjistari pas veprimit të tij dhe me kaq gjithçka duket se është qartësuar.

“Çdo njeri ka perceptimin e vet”,- shtoi Ramosaj pa dhënë detaje të tjera për marrëdhënien me modelen./b.l/noa.al/