Çaste të tmerrshme, vajza përballet në gjyq me përdhunuesin shqiptar
Transmetuar më 08-10-2019, 21:39

Momente të sikletshme dhe shqetësuese ka kaluar një vajzë e cila u përball me të pandehurin si përdhunuesin e saj, një shqiptar emigrant në Greqi.

Djali 20 vjeçar, akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën 19 vjeçare me aftësi të kufizuara.

Gjyqi po zhvillohet në ishullin Kos të Greqisë, 10 muaj pas përdhunimit të denoncuar, raporton noa.al.

I riu Aleksandër Lucaj që shihni dhe në fotot, sakaq akuzohet edhe për vrasjen e studentes greke Eleni Petaludhi, ngjarje e ndodhur në ishullin tjetër grek, Rodos.

Në seancën e sotme, sikurse raportojnë mediat greke thonë se i riu nën akuzë, u shfaq provokues. Ai e shihte drejt e në sy vajzën që e denoncoi për përdhunim në grup bashkë me një tjetër djalë 23 vjeçar, të komunitetit rom.

Gjatë këtyre momenteve, vajza dridhej dhe iu drejtua të ëmës: "Mama më shih, po më dridhen duart", i tha ajo nënës, tregoi babai i saj për tv Alpha.

Raportohet se vajza ishte e tmerruar teksa shihte shqiptarin dhe të akuzuarin tjetër dhe e përjetoi më keq akoma kur Lucaj deklaroi në gjyq se ishte i pafajshëm.

Lexoni mbi këtë ngjarje: Në kërkim për vrasjen e një vajze greke, shqiptari akuzohet se përdhunoi në grup një tjetër

Loading...
Loading...