Zgjedhjet e parakohshme, si ndahen vendet në Parlamentin e Kosovës
Transmetuar më 08-10-2019, 00:21

Metodika D’Hondt për llogaritjen e ndarjes së vendeve në parlament, me të cilën llogaritet edhe ndarja e Kuvendit të Kosovës, përcakton se nga rezultatet preliminare Lëvizja Vetëvendosje merr numrin më të madh të vendeve.

Në bazë të votave Lëvizjes Vetëvendosje i takojnë 31 ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

E dyta radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 30 vende.

Katër vende më pak i takojnë Partisë Demokratike të Kosovës, pra kjo parti ka 26 vende.

Koalicioni AAK-PSD pritet t’i ketë 14 ulëse.

Ndërsa koalicioni Nisma-AKR-PD nuk pritet të ketë vende pasi që nuk ka kaluar pragun prej 5 për qind deri tash.

Sakaq Lista Serbe pritet të marrë 7 vende në Kuvend.

Ndërsa partitë tjera, duke llogaritur vendet e rezervuara pritet të marrin 12 vende.

Loading...
Loading...