Transmetuar më 07-10-2019, 22:36

Ngjarja e rëndë që është shënuar në Tiranë, ku portieri i dytë i Partizanit Aldo Teqja është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit të tij, ka precipituar në rëndimin e shëndetit të tij. Teqja para se të përfundonte në tokë, është përplasur me një pemë dhe më pas me disa tenda që ishin poshtë pallatit dhe nuk ka ndërruar jetë.

Teksa sot u njoftua se ai e kishte kaluar rrezikun për jetë, pak më parë ai është futur në reanimacion pasi ka probleme me frymëmarrjen.

Sipas burimeve për Top Chanel bëhet me dije që ka probleme me mushkëritë.