Transmetuar më 07-10-2019, 13:25

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar sot ambasadoren e re të Libanit në Shqipëri. Me një postim në “Facebook”, Kreu i Shtetit thotë se marrëdhëniet e Shqipërisë me Libanin janë shumë të mira, ndërsa shton faktin se populli libanez mbetet një popull vital dhe shumë i talentuar.

Ai nënizon se vendi ynë duhet të punojë ngushtësisht për të fuqizuar marrëdhëniet tregtare me shtetin e Libanit.

“Kënaqësi të prisja sot Ambasadoren e re të Libanit në Shqipëri, Znj. Dona Barakat, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe historike ndërmjet dy vendeve tona, si dhe respektin për popullin vital e të talentuar libanez.Theksova se këto marrëdhënie dhe ngjashmëritë ndërmjet vendeve e popujve tanë përbëjnë një bazë të shëndoshë për të forcuar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si dhe shkëmbimet ekonomike e tregtare.🇦🇱🤝🇱🇧”-shkruan Meta.