Transmetuar më 07-10-2019, 12:54

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur në mbledhjen e sotme, të njoftojë këshillat bashkiake për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakante.

KQZ shqyrtoi projektvendimin “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Në fund, KQZ njofton listën emërore të personave që do të marrin mandatin e kandidatëve të listave shumëemërore, që do të plotesojnë vendet e mbetura bosh.

Qarku Berat, Bashkia Skrapar, znj. Xhuli Hysi

Qarku Kukës, Bashkia Has, znj. Iris Mazreku

Qarku Gjirokastër, Bashkia Tepelenë, z. Ilir Selimi

Qarku Gjirokastër, Bashkia Tepelenë, znj. Kleanthi Laçi

Qarku Korçë, Bashkia Devoll, z. Aldo Shpuza

Qarku Kukës, Bashkia Has, z. Jetmir Paça

Qarku Vlorë, Bashkia Sarandë, znj. Lisjona Duka

Qarku Kukës, Bashkia Tropojë, Znj. Kosovare Zenelaj

Qarku Tiranë, Bashkia Kamëz, z. Alfred Sallaku

Qarku Korçë, Bashkia Devoll, znj. Etleva Osmanllari

Qarku Elbasan, Bashkia Gramsh, z. Gazmir Paja

Qarku Gjirokastër, Bashkia Tepelenë, znj. Luiza Sula

Qarku Dibër, Bashkia Bulqizë, z. Brunild Sinani

Qarku Dibër, Bashkia Mat, z. Bledar Demiri

Qarku Korçë, Bashkia Devoll, z. Ervis Begolli./b.l/noa.al/