Transmetuar më 07-10-2019, 11:44

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, njëkohësisht kandidat për SPAK, Ndini Tavani është sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese  përbëhet nga Roland Ilia, Alma Faskaj dhe Brunilda Bekteshi.

Vetingu i prokurorit do të jetë në tre kritere, atë të aftësimit profesional, pastërtisë së figurës dhe pasurisë.

“Detyrën e ka nisur në vitin 2006-2007 në Durrës e më tej në Lushnje dhe më pas nga 2008-2012 nw Vlorw dhe nga ky vit në Tiranë.

ILDKPKI, në raport ka konkluduar se prokurori Ndini Tavani ka kryer deklarim të saktë dhe nuk ka mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurisë gjithashtu nuk gjendet në situatën e konfiktit të interesit”, u shpreh relatorja Brunilda Bekteshi e cila shtoi ndër të tjera se KPK ka kryer një hetim më të thelluar në lidhje me pasuritë e subjektit në fjalë.

Ndini Tavani ka hetuar disa prej dosjeve më të përfolura të viteve të fundit./b.l/noa.al/