Transmetuar më 07-10-2019, 11:18

Fermerët e Lushnjes dhe Beratit janë ngritur në protestë për mungesën e tregut për shitjen e prodhimeve bujqësore. Fermerët kanë bllokuar për disa minuta rrugën nacionale tek Ura e Kuçit.

Ata ankohen se prodhimet e tyre nuk po gjejnë treg, për shkak të prodhimeve që futen nga jashtë, ndërsa theksojnë se nuk kanë marrë asnjë subvencion nga qeveria.

“Nuk shesim dot prodhimet bujqësore. Çmimi në treg është 10 lekë, ndërkohë që kosto është 30 lekë”, shprehen fermerët.

Ndërsa një tjetër thotë se: “Nuk kam marr ndonjë shtesë te sera ime, as subvencionime jo, as ndonjë lekë nga shteti, gjithçka me krahët e mi të gjitha me familjen. Edhe taksat vijnë na i kërkojnë, taksat i kemi paguar”./b.l/noa.al/