Transmetuar më 06-10-2019, 20:33

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur mbrëmje e sotme në Elbasan.

Viktimat janë Agron Shmili 50 vjeç dhe Agim Mençi 49 vjeç, raporton noa.al duke cituar burime nga policia e Shtetit.

Ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në këtë tragjedi rrugore sikurse shihni fotot në galeri që sjell gazetari i infoelbasani.al.

Dyshohet se shkak për aksidentin të jetë bërë njëri prej drejtuesve të mjeteve i cili ishte nën efektin e pijeve alkoolike.

Pjesë e hetimit është dhe dyshimi se njëri nga shoferët ka tentuar që të shmangë duke parakaluar, një kafshë (gomar) që tërhiqte rimorkion dhe më pas mendohet të jetë përplasur me makinën tjetër.

/a.k/noa.al/