Publikohet video nga festa, Ledri Vula puthet e kërcen me një vajzë
Transmetuar më 06-10-2019, 19:51

Prej kohësh Ledri Vula përflitej për një lidhje romantike me një vajzë të quajtur Sara.

Profili i saj mbahej disi sekret në rrjetet sociale dhe të vetmet foto që qarkullonin online, ishin ato ku çifti ishte kapur mat nga paparacët.

Por tashmë, Sara Hoxha, vajza që nuk i përket botës së televizionit, ka hapur profilin e saj në Instagram.

Dhe mbrëmë Ledri ishte i ftuar bashkë me partneren e tij Sara Hoxha, në dasmën e vëllait të Gjikos.

Të dy postuan mbrëmë foto e video pa njëri-tjetrin në profilet përkatëse në Instagram.

Por në një video të publikuar nga një faqe fansash e reperit, çifti shfaqej më i dashuruar se kurrë.

Në momentin që të gjithë po kërcenin në pistë bashkë me çiftin e sapomartuar, Ledri shkoi menjëherë të Sara, e kapi atë prej beli dhe të dy nisën të kërcenin.

Më poshtë keni videon:

Loading...
Loading...