Transmetuar më 06-10-2019, 19:29

Vetëm disa orë pas trajneri Edi Reya publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar për Euro 2020 një lajm i keq vjen për kombëtaren në prag të sfidave të tetorit kundër Turqisë dhe Moldavisë.

Kapiteni Elseid Hysaj u kthye titullar me Napolin në ndeshjen e së dielës për kampionatin italian kundër Torinos, por u detyrua të lerë fushën me barrelë pas një dëmtimi të rëndë në qafë. Mbrojtësi u rrëzua keq, pas një përplasje me Ansaldin dhe për këtë arsye e kishte të pamundur të vazhdonte ndeshjen. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit, por duke parë largimin me barrelë ka pak mundësi që ai të jetë në fushë, të paktën për ndeshjen kundër Turqisë. Takimi Torino-Napoli, vijon me rezultatin 0-0. Më poshtë keni pamjet: