Një person në Kosovë vdes pasi votoi, detajet
Transmetuar më 06-10-2019, 16:02

Një ngjarje e dhimbshme me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kosovë teksa votohej.

Një qytetar nga Peja ka ndërruar jetë pasi votoi.

Mësohet se H.F., 68-vjeç, ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës, pas një sulmi në zemër.

Mësohet se 68-vjeçari pësoi sulm në zemër menjëherë pas votimit në shkollën fillore “Xhemajl Kada”, e që aty qëlloi një doktor i cili ia dha ndihmën e parë në qendrën e votimit.

Sipas mediave vendase, pavarësisht ndihmës së parë dhe insistimit të mjekëve në Spitalin e Pejës, 68 vjeçari nuk arriti t’i mbijetoi sulmit në zemër./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...