Transmetuar më 06-10-2019, 15:46

Bie në pranga një person në Vlorë, i cili dyshohet se ka mbushur automjetin e tij me karburant duke paguar me euro false.

Mësohet se në pranga ka rënë një 41-vjeçar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur  ditën e sotme në autostradën Levan-Vlorë, ku drejtuesi i mjetit tip “Audi”, i ka paguar punonjësit të karburantit  shumën prej 100 eurosh.

Pas hetimeve të kryera nga ana e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare pranë Policisë së Vlorës, ka rezultuar se kjo kartëmonedhë dyshohet të jetë e falsifikuar.

Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia ka bërë identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të 41 vjeçarit E.P., banues në Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”./a.k/noa.al/