Transmetuar më 06-10-2019, 14:04

Policia Kufitare e Sarandës arreston dy shtetas turq, mes tyre njëri i kapur me dokumente false.

Pasditen e kësaj të shtune u arrestuan N.I., 31 vjeç dhe E.A., 40 vjeç, banues në Bodrum, Turqi.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin e Krimit pranë Komisariatit Sarandë, pas hetimeve dhe verifikimeve të kryera, si dhe pas kontrollit të ushtruar në anijen e ankoruar në Portin e Sarandës me kapiten shtetasin E.A, ka rezultuar se është gjetur i fshehur brenda këtij mjeti lundrues shtetasi N.I.

Pas kontrollit personal këtij të fundit i janë gjetur dokumente të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në ngarkim të N.I., materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, si dhe në ngarkim të shtetasit E.A për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. /a.y/noa.al