Transmetuar më 06-10-2019, 12:00
Foto ilustruese

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Lezhës, të dyshuar se autorët e vjedhjes së një shume parash ndaj një personi.

Pasditen e kësaj të shtune u identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasit E.C., dhe P.D., banues në Lezhë për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Dy të ndaluarit dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë vjedhur shtetasit S.K., shumën monetare prej 600 mijë lekësh të vjetra, të cilat i kishte lënë në çantë kur po luante me fëmijët në park.

Në cilësinë e provës materiale, dy të arrestuarve iu gjetën dhe sekuestruan një pjesë e shumës monetare të vjedhur.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al