Transmetuar më 06-10-2019, 08:16

Pas martesës së tyre disa javë më parë, këngëtari Blero Muharremi dhe modelja Afrona Dika kanë nisur të jetojnë bashkë si burrë e grua.

I lumtur për bashkëshorten e tij dhe i dashuruar me të, Blero nuk kursen dedikimet romantike.

Teksa ka publikuar një foto të tyre nga dasma, Blero shkruan, “Të dua afër, ma afër se përqafimin”.

Çifti lidhën kurorë pas shumë vitesh bashkë, ndërkohë që momentalisht Afrona deklaroi se nuk kanë plane për fëmijë.

Nga ana e tij Blero është baba i një vajze me emrin Tara, si fryt i martesës me aktoren Teuta Krasniqi. /a.y/noa.al