Transmetuar më 04-10-2019, 22:15

Seksi oral përmirëson raportin në çift dhe lidhjen. Duke u bazuar në studime shkencore, CougarItalia.com, portali që promovon takimin mes femrave 35-50 vjeçe me meshkuj më të rinj, vihet në dukje se seksi oral përmirëson jetëgjatësinë e një lidhjeje.

Duke nisur nga “Women’s Negotiation of Cunnilingus in College Hookups and Relationships”, i publikuar në revistën shkencore ‘Journal of Sex Research’, i drejtuar nga Laura Backstrom dhe Jennifer Puentes dhe departamenti i sociologjisë së Indiana University dhe Elizabeth Armstrong e University of Michigan.

“Konkluzioni i parë befasues ku arrijnë studiuesit amerikanë është se seksi oral është një faktor vendimtar për përmirësimin e raportit”, thotë Alex Fantini, themelues i CougarItalia.com.

Më tej shton se për femrat mbi 30 vjeçe, seksi oral është një tregues kyç për një lidhje të mirë.

Në Itali, bazuar në një sondazh të zhvilluar në gusht të vitit 2019 nga CougarItalia.com, portali i parë në Itali i specializuar për të promovuar takimin mes femrave më të mëdha dhe meshkujve të rinj, në një kampion mbi 2 mijë femra me moshë nga 30 deri në 49 vjeçe, ku rezultoi se nëse mashkulli është i zoti në praktikumin e seksit oral, jeta në çift është më e suksesshme për shkak të kënaqësive që ofron. /a.y/noa.al