Transmetuar më 04-10-2019, 21:28

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA kërkon të punësojë disa persona për zgjerimin dhe zhvillimin e shërbimeve të saj.

Shërbimi video dhe livestream

Kërkohet një person për zhvillimin e shërbimit të videokronikave dhe të livestream në faqen e saj zyrtare dhe rrjetet e saj sociale.

Kandidati duhet të njohë mirë ndërtimin e strukturës së transmetimit të drejtpërdrejtë në website dhe rrjetet sociale.

Të realizojë në bashkëpunim me redaksinë, transmetimin e eventeve të ndryshme drejtpërdrejt në faqe dhe rrjetet sociale.

Të realizojë në bashkëpunim me redaksinë, kronika audio-vizuale dhe/ose të titruara në shqip dhe anglisht.

Të njohë mirë montazhin e videove për përgatitje të videokronikave për lajme të ndryshme.

Të ketë vendbanimin në Tiranë.

Të interesuarit/at mund të dërgojnë CV në email: [email protected], ku duhet të jenë detyrimisht numri i telefonit celular, foto personale, të dhëna mbi arsimin e kryer, përshkrim përvoje pune dhe shembuj të tyre.

Në subjektin e email shkruani tekstin STREAM. Do të kontaktohen vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërshënuara.

Social Media Manager/Zhvillues të rrjeteve sociale

Portali noa.al kërkon të punësojë: Social Media Manager/Zhvillues të rrjeteve sociale

Aftësitë:

Të ketë aftësi krijuese dhe të japë ide produktive për zhvillimin e faqeve në Facebook, Instagram.

Të ketë përvojë në menaxhimin e medieve dixhitale/rrjetet sociale.

Të ketë aftësi të mira në fushën e dizajnit

Të interesuarit të dërgojnë CV, foto dhe numër kontakti në email: [email protected], duke evidentuar dhe shembuj të faqeve në FB dhe Instagram të menaxhuara deri tani.

Në subjektin e email shkruani tekstin NETWORK.

Do të kontaktohen vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërshënuara.

Drejtor Marketingu

Portali noa.al kërkon të punësojë drejtor/e marketingu.

Është e nevojshme përvoja në sektorin e marketingut dhe ndjenja e përgjegjësisë për realizimin e punës në noa.al një agjenci lajmesh prej 15 vitesh në treg.

Të interesuarit/at mund të dërgojnë CV në email: [email protected], ku duhet të jenë detyrimisht numri i telefonit celular, foto personale, vendbanimi në Tiranë, përvoja të mëparshme pune dhe arsimi i kryer.

Në subjektin e email shkruani tekstin MARKETING. Do të kontaktohen vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërshënuara.

Kërkohen gazetarë/e

Portali noa.al kërkon të punësojë gazetar/e me kohë të plotë dhe part time.

Është e detyrueshme shkrimi shumë mirë dhe pa gabime drejtshkrimore i gjuhës shqipe, njohje e mirë e gjuhës angleze, italishtja gjithashtu është e pëlqyer.

Pasioni për raportimin e lajmit dhe korrektesa në punë janë gjithashtu të detyrueshme.

Të interesuarit/at mund të dërgojnë CV në email: [email protected], ku duhet të jenë detyrimisht numri i telefonit celular, foto personale, vendbanimi në Tiranë, përvoja pune dhe arsimi i kryer.

Në subjektin e email shkruani tekstin WEB. Do të kontaktohen vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërshënuara.