E rrezikshme për konsum, supermarketi i njohur tërheq nga shitja mortadelën
Transmetuar më 04-10-2019, 12:12

Tërhiqet nga supermarketet një lot i prodhimit të Mortadella Bologna IGP.

Me anë të një deklarate zyrtare, rrjeti i supermarketeve italiane lajmëroi tërheqjen e menjëhershme nga tregu të mortadelës së paketuar, për shkak të rrezikut mikrobiologjik që përmban.

Tërheqja u vendos pas disa analizave, të cilat zbuluan praninë e disa mikroorganizmave, potencialisht patogjen.

“CONAD Soc. Coop. ka urdhëruar në vijim të masave për sigurinë e klientit tërheqjen ngas tregu të lotit të prodhimit: Mortadella Bologna IGP Freschi & Convenienti Conad g 100 Lotto 26937039 cod. EAN 8003170017634 me datë konsumi brenda 01/11/2019 prodhuar për Conad nga Grandi Salumifici Italiani S.p.A. – Via Gandiolo, 2/A – Noceto (PR)”, thuhet në njoftimin zyrtar të Conad.

Për të ofruar sigurinë e klientëve, këshillohet që të gjithë ata që e kanë blerë ta kthejnë mbrapsht në çdo pikë shitjeje të Conad dhe do të rimbursohen. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...