Transmetuar më 04-10-2019, 08:10

Brenda kabinës së dushit, fshihej një portë sekrete, e cila çonte në një plantacion marijuane.

Është ky zbulimi i bërë këtë të martë në Cagliari të Italisë, ku përtej portës së fshehtë brenda dushit, u zbulua plantacioni me 500 bimë marijuane të kultivuara në serë.

Dera sekrete u zbulua nga agjentët e policisë së Cagliari, të cilat arrestuan të zotin, 30-vjeçarin Filippo Gavezzani.

Pas informacioneve të marra nga policia dhe një sërë verifikimesh, u krye kontrolli në banesë, ku hapja e dorës sekrete zbuloi kaparonin 500 metra katrorë, të pajisur me llamba alogjene, pompa nxehtësie dhe ventilatorë.

Jo vetëm kaq por 30-vjeçar u denoncua edhe për vjedhje energjie, për shkak të lidhjes së jashtëligjshme që u gjet si dhe armëmbajtje pa leje. /a.y/noa.al