Ka një leopard të fshehur, gjejeni! Fotografia që po çmend rrjetin
Transmetuar më 03-10-2019, 12:32

Mes iluzioneve optike dhe një sërë perceptimesh, në rrjetet sociale qarkullojnë disa fotografi, të cilat po “çmendin” njerëzit.

Fotografia e fundit tregon një peizazh rural, ku është fshehur një kafshë, më saktësisht një leopard.

Pavarësisht përmasave të mëdha, kafsha, me zor se mund të dallohet nga syri i njeriut.

Shumë persona u desh të testonin veten, pasi një përdoruese, Bella Lack, postoi në Twitter një fotografi, shoqëruar me fotografinë, “Më dërguan këtë foto dhe më kërkuan që të gjeja leopardin. Isha e bindur se ishte një shaka, deri kur gjeta leopardin. E gjeni dot?”

Në fotografi shihet një pemë në plan të parë, dhe një tokë e gërmuar. Nëse nuk keni arritur që ta gjeni leopardin, shfletoni fotografinë e dytë dhe merrni përgjigjen. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...