Zbulohet “fabrika e fëmijëve”, lirohen 19 gra shtatzëna! Çmimi shokues për foshnjat sipas gjinive
Transmetuar më 03-10-2019, 08:59

Lirohen 19 gra shtatzëna gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia nigeriane në Lagos, në atë që u quajt “fabrikë fëmijësh”.

Shtatzënat me moshë nga 15 deri në 28 vjeç, ishin rrëmbyer me synim për ti lënë shtatzënë dhe më tej për ti shitur fëmijët që ato do të sillnin në jetë.

Foshnjat e sapolindura do të shiteshin 1400 dollarë nëse do të ishte djalë dhe 830 dollarë, nëse do të ishte vajzë. Si të dyshuara për organizimin e kësaj veprimtarie, u arrestuan dy gra.

Policia deklaroi se pjesa më e madhe e vajzave ishin tërhequr në Lagos me premtimin se do iu gjendej punë, por më pas ishin rrëmbyer dhe përdhunuar, ndërsa kishte edhe mes tyre që e dinin se çfarë ndodhte, shkruan noa.al.

Njëra nga vajzat tha në media se ishte gënjyer dhe se kishte pasur raporte seksuale me shtatë meshkuj, para se të mbetej shtatzënë. Gruaja që drejtonte shtëpinë, i kishte thënë se në këmbim do të merrte një shumë të madhe parash. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...