Transmetuar më 03-10-2019, 07:53

“Gratë në media” ka qenë kjo tema e radhës e emisonit ‘Soiree’ me Jonida Shehun këtë të mërkurë në Top Channel. Pjesë e panelit për të folur rreth karrierës së tyre gazetareske dhe vështirësitë që kanë hasur në këtë profesion ishin Anila Basha, Ola Bruko, Juli Xhokaxhi dhe Blerta Tafani.

Gazetarja e njohur Juli Xhokaxhi gjatë momentin që po tregonte fillimet e saj në gazetari ka treguar edhe një episod që ka patur me Anila Bashën në redaksinë e gazetës “Koha Jonë”, e cila kjo e fundit tallej me Xhokaxhi për gabimet që ajo bënte.

“Unë nuk isha marrë ndonjëherë më parti të mëdha. Basha i thotë Çipës të shkojë kjo e reja në grupin parlamentar të PS-së dhe Çipa më thotë që ‘është mbledhja e grupit parlamentar të PS-së dhe do të shkosh t’i bësh edhe një intervistë Arben Malaj’.

Unë isha zero atëherë nga politika, as nuk e ndiqja, as nuk e doja.

Mbaj mend që kam shkuar dhe e kam nisur tekstin e kronikës ‘sot në godinën e kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë u mblodh grupi parlamentar i Partisë Socialiste’ dhe e merr Basha tekstin tim dhe tallej. Pas kësaj, aty e kam marrë shumë seriozisht. Aty fillova të lexoja gazetat çdo mëngjes”, ka treguar duke qeshur gazetarja e njohur Juli Xhokaxhi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd