Transmetuar më 02-10-2019, 08:45

Gjigantja amerikane ‘New York Times’, hedh akuza të forta për Presidentin amerikan, Donald Trump.

Gjithçka lidhur me deklaratat e tij se dinte të forconte murin në kufi me Meksikën.

‘NYT’ shkruan se Trump ka folur për idenë e një grope të madhe me ujë, të mbushur me krokodilë dhe gjarpërinj.

Gazeta e cila citon një sërë zyrtarësh amerikan, raporton se Presidenti ka ngritur shqetësimin disa herë lidhur me kostot e operacioneve në ndihmë të emigrantëve.

Me këtë gropë, ai synonte që të krijonte një frenim të tentativave për hyrjen ilegale të emigrantëve në SHBA. /a.y/noa.al