Champions/ Juventus fiton “pastër” ndaj Leverkusen, Bajern “shkatërron” nënkampionët
Transmetuar më 01-10-2019, 23:17

Mbyllen takimet e mbrëmjes së sotme të vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

Skuadra e Juventusit ka fituar në shtëpi përballë Bajer Leverkusen me rezultatin 3 me 0.

Në ndeshjen e dytë të vlefshme për fazën e grupeve të Champions League, bardhezinjtë arritën të kalonin në avantazh në minutën e 17’ të pjesës së parë me Higuain.

Në të dytën bardhezinjtë dyfishuan rezultatin me Bernardeschi në të 62’. Ndersa në të 88’, Ronaldo vulosi rezultatin përfundimtar..

Në takimin tjetër Atletico Madrid fitoi përballë Lokomotiva Moscoë, me rezultatin 2-0.

Takimet e tjera dhanë këto rezultate:

-Tottenham- Bayern Munchen 2-7

-Galatasaray-PSG 0-1

-Manchester City-Dinamo Zagreb 1-0

-Crvena Zvezda-Olympiacos 3-1./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...