Transmetuar më 01-10-2019, 13:23
Një person ka gjetur vdekjen dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e të shtënave me armë në një qendër tregtare në Finlandë.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Kuopio mesditën e sotme, ku një person i dyshuar është arrestuar nga policia.
Të shtënat u shënuan në qendrën tregtare “Herman”, duke krijuar panik tek të pranishmit.
Të plagosurit u dërguan në spital, ndërkohë që situata është vënë nën kontroll.
Lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar shkakun e të shtënave. /a.y/noa.al