Transmetuar më 01-10-2019, 07:58
Një urë në lindje të Tajvanit, pranë fshatit të Nanfangao, u shemb, teksa sipër saj po kalonte një mjet.
Për pasojë 10 persona mbetën të plagosur dhe ndodhen në spital.
Një autocisternë e ngarkuar me karburant e cila në atë moment po kalonte në urë, u rrëzua në ujë, duke goditur tre anije.
Mësohet se gjashtë nga të plagosurit, si pasojë e shembjes së urës gjatë orëve të para të kësaj të marte, ndodhen në gjendje kritike.
Lidhur me këtë rast, nga ana e autoriteteve hetimet janë në vijim, për të hedhur më shumë dritë. /a.y/noa.al