Transmetuar më 30-09-2019, 19:04

Autoritetet policore në Kinë kanë arritur të gjejnë një person që ishte në kërkim prej 17 vitesh.

Për të rënë në gjurmët e Song Jiang u përdor një dron në zonën ku dyshohej se fshihej 63-vjeçari, që prej vitesh jetonte në një shpellë.

Ai ishte dënuar për trafikim të grave dhe fëmijëve, po arriti të arratisjes nga një kamp burgu në vitin 2002.

I moshuari jetoi i fshehur në një shpellë larg njerëzve për vite me radhë. Policia e Yongshanit mori të dhëna rreth vendndodhjes së Songut në fillim të shtatorit.

Pas kërkimeve oficerët nuk arritën të gjenin gjë, ndaj dërguan një dron në zonë për të kontrolluar.

Droni vuri re një pllakë çeliku me ngjyrë blu në një shkëmb të pjerrët si edhe gjurmë të mbeturinave shtëpiake aty pranë.

Policia më pas shkoi në këmbë drejt shpellës së vogël ku burri qëndronte i fshehur vite me radhë. /k.k/noa.al/