Babai rreh vajzën 1 vjeçe pse nuk ecte, shihni pamjet shokuese në rrjet që e zbuluan
Transmetuar më 30-09-2019, 18:00

Në rrjetet sociale ditëve të fundit u bë virale një video shokuese, ku një baba shihte duke rrahur vajzën e tij, pasi e mitura nuk dinte të ecte.

Burri Yousif Alqutai, u arrestua nga autoritetet e Arabisë Saudite, për keqtrajtimin e vajzës së tij 1 vjeçe, e cilësuar fajtore nga i ati, se pse nuk kishte mësuar ende që të ecte.

Pamjet e rënda të cilat noa.al i sjell më poshtë, u përhapën me shpejtësi, duke ngjallur indinjatën e shumë përdoruesve.

Disa prej tyre tagg-uan, (etiketuan) UNICEF, organin e Kombeve të Bashkuara që merret me problemet e fëmijëve.

Edhe aktorja libaneze, Nadine Njeim, publikoi një video duke nënvizuar brutalitetin e pamjeve.

“Më vjen keq të publikoj pamje kaq të dhimbshme, por nuk mund ta injoroj mizorinë dhe mungesën e njerëzillëkut në këtë video”, deklaroi aktorja.

Në sajë të përhapjes së pamjeve, u bë identifikimi i të dyshuarit, një palestinez që jeton në Arabinë Saudite, Yousif Alqutai, i cili më tej u arrestua.

I dyshuari kishte publikuar në rrjet një video shfajësuese, por kjo gjë nuk e shpëtoi nga prangat. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...