Transmetuar më 30-09-2019, 07:42

Dy aktorët shumë të pëlqyer nga publiku me humorin e tyre, Romeo dhe Donald Veshajn nuk do i shohim më në ‘Al Pazar’.

Këtë e pranuan vetë vëllezërit të ftuar në ‘E diell’.

Gjatë intervistës të ideuar në një krevat, gazetari i pyeti binjakët nëse do të vazhdojnë të jenë krah

Agron Llakaj dhe ata pohuan se vazhdojnë të jenë pjesë e një shtëpie të madhe, por në dhoma të ndryshme.

Romeo dhe Donaldi shprehën se do t’i jenë përherë mirënjohës Agronit, por këtë sezon nuk do të jenë pjesë e ‘Al Pazar’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd