Transmetuar më 25-09-2019, 23:04

Ish kryeministri Sali Berisha tregoi miqësinë e tij të ngushtë me mjekun e njohur, Isuf Kalo, që ditët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes me publikimin e tij të fundit.

Berisha mori pjesë në promovimin e librit "Blloku" të mjekut të njohur dhe tha se Isuf Kalo mbetet  miku im besnik prej vitesh.

"Isuf Kalo është një mik i imi që në vitin e parë të karrierës sime mjekësore. Kemi qenë në një klinikë dhe kemi patur që në fillim një shoqëri e miqësi që nuk është lëkundur kurrë."

"Në ato vite, me Isuf Kalon, dëgjonim emisionet e zgjatura të BBC, rusisht, që ishin më anti-komunistet e kohës. Ka qenë mjek i diktatorit Enver Hoxha. Nuk gjen një njeri që të thotë se, Isuf Kalo më tradhtoi. Ka qenë një mik loajal. Unë respektoj zgjedhjen e njeriut. Ai ka shkruar një libër por miqësia është miqësi. Dhe e fundit, ka qenë një jetë e gjatë në diktaturë. Nuk ka njeri të thotë se pësova gjënë më të vogël nga Isuf Kalo.  I kam shkuar dhe do ti shkoj", deklaroi Berisha i ftuar te ‘Syri.net’.

Berisha i pyetur nga drejtuesi i emisionit tregoi edhe pse Isuf Kalo nuk e vrau Kalo diktatorin Hoxha?

"Mjeku nuk vret. Ata që presin që mjeku të vrasë të sëmurin, e kanë gabim. Enver Hoxhën nuk e kam vizutar se nuk më ka thirrur kush. Po të më thërrisnin, do e vizitoja. Është betimi i Hipokratit", u shpreh ish kryeministri Berisha.

Pak kohë më parë mjeku Isuf Kalo pranoi se i ka shërbyer deri në fund të jetës Enver Hoxhës. Ai tha se për krimet e komunizmit fajin e kishte sistemi dhe njerëzit e tij, por gabimisht e tëra "fatura" për periudhën e errët komuniste i shkoi vetëm një njeriut, ish0diktatorit, Hoxha./a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd